Këngëtari shqiptar ka një ‘inat’ të vjetër me Miriam Canin dhe një peng nga ‘The Voice’ - Roze.al

Lajmi i fundit

Responsive Ads Here

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Tuesday, May 1, 2018

Këngëtari shqiptar ka një ‘inat’ të vjetër me Miriam Canin dhe një peng nga ‘The Voice’

Pak net para finales së “The Voice Kids” në Top Channel, në skenë u ngjit Ylli Limani për të performuar disa nga këngët e tij të fundit. Pas interpretimit, ai i përshëndeti të gjithë konkurrentët, por edhe jurinë e këtij edicioni, megjithëse të gjithë e dinin se përshëndetja më e ngrohtë shkonte në drejtim të Miriamit – me të cilën ai ka një ‘inat’ të vjetër që nga edicioni i parë.
Ishte fare rastësor momenti kur Ylli Limani mori pjesë në audicionet  e “The Voice”, në vitin 2011. Sapo kishte mbaruar mësimin dhe, ndryshe nga të gjitha herët e tjera, atë ditë kishte vendosur ta bënte rrugën për në shtëpi me këmbë. Dhe meqë i ra rruga, vendosi ta shkonte të provonte një herë të këndonte (ishte dita e fundit e audicioneve)…
Dhe kaq ishte. Ylli e kaloi fazën e parë me dy karrige të kthyera. Në fakt, nuk ishte asnjëra nga ato që do donte. Veten e gjente më shumë te Alma, por sidomos te Miriami për stilin e veçantë, por nuk ishte e thënë.
Kështu i ndodhi Ylli Limanit në edicionin e parë të “The Voice”, pa pjesëmarrjen e të cilit ai nuk do të ishte bërë këngëtar. Ky talent show shërbeu si trampolinë për të ardhmen e tij në muzikë, ndaj nëse nuk do të merrte pjesë, me siguri, nuk do të ishte bërë këngëtar.
Këngëtari rrëfeu pasditen e sotme në “Pasdite në Top Channel”, historinë dhe eksperiencën e parë në talent show-n "The Voice of Albania", nga i cili nuk la pa përmenduar edhe pengun për Miriam Canin. Siç tha ai, do të donte më shumë që të ishte ajo e kthyera: “Po desha të kthehej Miriami, për shkak të stilit dhe butësisë artistike, por ajo nuk u kthye”, – tha ai.
Pas Miriamit, edhe Alma mund të kishte qenë e zgjedhura e Yllit, por as ajo nuk u kthye. Eltoni dhe Sidriti ishin ata që u bindën nga zëri i Yllit, ndërsa zgjedhja e Yllit ishte krejt e kundërt me atë që ai kishte menduar të bënte qysh në fillim: “Nëse do të ishin kthyer të katërt, kurrsesi nuk do ta kisha zgjedhur Eltonin. Më dukej gati i frikshëm, shumë i rreptë, por ishte krejt e kundërta”, – tha Ylli.
Pavarësisht zgjedhjes me apo pa dashje, rrugëtimi i Yllit në “The Voice” nuk ishte rastësor. Dhe këtë e ka treguar mjaft mirë suksesi me këngët dhe hitet e tij të njëpasnjëshme.

Post Top Ad

Responsive Ads Here