Ariana Grande mbështet këngëtarin shqiptar, veprimi i saj nuk pritej - Roze.al

Lajmi i fundit

Responsive Ads Here

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Wednesday, April 25, 2018

Ariana Grande mbështet këngëtarin shqiptar, veprimi i saj nuk pritej

Shqiptarët që po shënojnë suksese të mëdha jashtë vendit janë shumë. Ata kanë arritur të depërtojnë në tregun muzikor botëror dhe kanë krijuar lidhje dhe marrëdhënie shoqërore me personazhet më të njohur dhe më të suksesshëm botëror.
Kësaj radhe bëhet fjalë për Albert Stanaj-n, i cili ka postuar në Instagramin e tij një video, ku këndon një cover të këngës së Ariana Grande-s “No tears left to cry”. Ariana e ka pëlqyer videon dhe po ashtu e ndjek Stanaj-n në Instagram.
Stanaj është bërë i njohur falë talentit të tij në muzikë dhe për herë të parë e kemi parë në videoklipin e Drake “Feudali Yolo”. Në Instagramin e tij, ai ka edhe foto me këngëtarë të tjerë të famshëm si Jay Z, Justin Bieber, Jessie J dhe me DJ e ndjerë Avicii. Kështu që ai nuk është edhe aq i panjohur në SH.B.A, prandaj mos u çudisni kur ta shikoni të performojë në skenat botërore.

Post Top Ad

Responsive Ads Here