Të qenit personazh publik të vendos shpesh në optikën e kuriozitetit dhe interesit, jo vetëm në radhët e fansave të shumtë, por edhe të njerëzve të zakonshëm. Sepse të gjithë mendojnë se sapo një çift shpall martesën, shumë shpejt do të na gëzojnë me lajmin për pritjen e ëmbël të një bebushi ose bebusheje.
Njësoj si edhe në rastin e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut! Edhe pse këngëtarja e mbajti të fshehtë lajmin për më shumë se pesë muaj, nuk është e thënë që edhe Marina të veprojë njësoj. Kështu, ditën e djeshme, prezantuesja e njohur ka publikuar në instagram një foto me bashkëshortin e saj, reperin e famshëm Getoar Selimi. Ata duken shumë bukur pranë njëri-tjetrin, ndërsa Marina e ka shoqëruar foton me një zemër, si një zgjedhje e saj për të shprehur publikisht ndjenjat partnerit të saj.

Por, në morinë e komenteve për çiftin, nga komplimentat e shumtë dhe vlerësimet, pyetjet që ranë në sy ishin disa mbi dyshimet për një shtatzëni të mundshme. Edhe gazetari Eraldo Rexho, i cili në fakt hyn në listën e miqve të çiftit të njohur i ka shkruar poshtë fotos pyetjen: "Aman mi a je shtatzënë", ndërsa vet protagonistja kuriozitetit të gazetarit ia ka kthyer me fjalët: "A çfarë je ti...".

Në fakt, kjo nuk është as një shprehje mohuese, as pohuese, por një gjë është e sigurt, shtazënia e Marina Vjollcës po kthehet në çështje kureshtie për të gjithë.
