Mbreti i popit, Michael Jackson i ka bërë të gjithë fansat e tij të dashuroheshin me ccdo detaj të tij, veshje, aksesorë apo edhe këpucët e tij. Spekulimet apo mendjet ‘e keqe’ arritën deri aty sa të mendonin se këpucët e tij ishin magjike kur ai performonte ‘moonwalk’ në skenë dhe mahniste mbarë botën.

Por, për të hedhur poshtë këto dyshime të kota, këpucët e tij kanë dal në ankand dhe kushdo mund të nxitojë për t’i blerë. Mbreti i popit i veshi këto këpucë për herë të parë në realizimin e tij tipik në skenë gjatë performancës së parë të “Billie Jean” në vitin 1983 për “Motown 25” TV.

Vlerësimi në ccmim për këpucët është 10.000 dollarë, të cilat deri në ditën që dolën në ankand kanë qenë pronë e koreografit Lester Wilson, i cili ka treguar se Jackson i dha atij këpucët në dhomën e tij të veshjes, pasi ai i mësoi atij dhe vëllait të tij "Motown 25".

Kërcimi i tij karakteristik, ‘moonwalk’ në skenat e ndryshme botërore dhe me këto këpuc i bëjnë ato të kenë më shumë vlerë dhe të mbeten unike në llojin e tyre. Nga përshkrimi thuhet se ato janë në gjendje të mrekullueshme për moshën e tyre, me disa shenja të dukshme të përdorimit të shputës, gjithashtu edhe me shënimet me emrin e Michael-it në to.
