Arilena Ara, drithëruese me 'Kur braktis atë që do' - Roze.al

Lajmi i fundit

Responsive Ads Here

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Thursday, May 10, 2018

Arilena Ara, drithëruese me 'Kur braktis atë që do'

Promovimi i librit të dytë me poezi të shkrimtarit dhe aktorit të mirënjohur Timo Flloko shënoi një mbrëmje poetike dhe muzikore me shije shumë të hollë ditën e djeshme në kryeqytet. Në festën e vogël e cila mblodhi miq të ngushtë të familjes ishte edhe këngëtarja Arilena Ara.
Ishte programi X Factor Albania, nën produksionin artistik të bashkëshortes së Timo Fllokos, regjisores Vera Grabocka dhe moderatores Alketa Vejsiu, ai që i dha jetë famës së Arilenës e cila, mesa duket, është tashmë një mike e familjes.
Arilena performoi vargjet e shkuara nga Timo Flloko për këngën "Kur braktis atë që do" të cilën e ka performuar për herë të parë Ardit Gjebrea.
Kur braktis atë që do
Vjen një çast që e kupton
Se pa të, ti dot s'jeton...!
Çfarë, më thuaj, vlen në botë
Kur je vetëm e ke ftohtë
Dhe një zemër s'e gjen dot...?

Post Top Ad

Responsive Ads Here