
Lori Hoxha shquhet për stilin e saj dhe është kthyer në frymëzim për vajzat, për sa i përket veshjes dhe stilit. Fotot e saj komentohen gjithmonë shumë, por sot Lori ka ndarë një foto ndryshe nga të tjerat. Ajo ka treguar se si është një mëngjes i saj tipik.

Lori shfaqet në foto pranë shtratit e sapo zgjuar nga gjumi, natyrale dhe me një filxhan kafeje në dorë. “Pamje nga mëngjesi im i përditshëm”, -shkruan ajo. Edhe në mëngjes Lorit nuk i mungon stili.