Emocionuese, fansat në Azi dedikim në shqip për Dua Lipën - Roze.al

Lajmi i fundit

Responsive Ads Here

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Wednesday, May 9, 2018

Emocionuese, fansat në Azi dedikim në shqip për Dua Lipën

Dua Lipa ka pak kohë që është bërë e njohur, por fansat e saj janë të panumërt dhe nga të gjitha vendet e botës. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka fituar zemrën e njerëzve në gjithë botën falë talentit të saj në muzikë. Dhe kur fansat janë të flaktë si ata të Dua-s çfarë s`mund të presësh.
Së fundmi, Dua ka qenë e pranishme në një koncert në Azi dhe fansat kanë gjetur mënyrën më origjinale për ta surprizuar. Dukagjin Lipa, i ati i këngëtares, ka postuar në Instagram një foto, ku fansat mbanin në dorë pankarta ku shkruhej: “I dua you”. Ai e kishte shoqëruar foton me shkrimin: “Kur dashuria ka kuptim në çdo gjuhë. ‘I dua you’ – një dedikim nga fansat.” Po ashtu, Dukagjin Lipa kishte përdorur si hashtag fjalët dashuri dhe shqiptar.
Një ide shumë origjinale dhe emocionuese nga fansat e Dua-s.

Post Top Ad

Responsive Ads Here