
Sonte, Në Kurthin e Piter Panit, Erion Veliaj, kryetari i bashkisë së Tiranës, edhe pse nuk ishte i ftuar si i tillë, nuk iu shmang dot pyetjeve që kanë të bëjnë me postin e tij. Fakti që është shumë i zënë me punë, në fakt, është përfolur shpesh si një prej arsyeve që e kanë ‘penguar’ lali Erin të bëhet baba, ndaj edhe me humor, shpeshherë për të është shkruar se “merret me fëmijët e botës.”

Këtë shprehje, sa herë është i ftuar në ekrane e intervista të ndryshme televizive, Erioni e ka shpjeguar me mënyrën e tij: “Ndoshta këtë vit…” – thotë ai sa herë që i vjen një pyetje rrufe ‘kur do të bëhet baba?”
Sonte, duke qëndruar përballë fëmijëve të Piter Panit, lali Eri sërish u përball me të njëjtën pyetje, por këtë herë, ndoshta, përgjigjja ishte më konkrete: “Ndoshta këtë vit, meqenëse edhe teta Ajola mbaroi doktoraturën… “ – tha duke zbuluar edhe një ‘arsye’ tjetër për ‘vonesën’ e të bërit baba.

Ndërsa në lidhje me dëshirën për gjininë, Erioni do të donte shumë të kishte një vazjë që t’i ngjajë Ajolës: “Sepse Ajola është e bukur dhe e zgjuar…” – tha ai duke ia dhënë të gjitha meritat bashkëshortes.