Kendall Jenner flet për herë të parë për marrëdhënien e saj me Stormi-n - Roze.al

Lajmi i fundit

Responsive Ads Here

Post Top Ad

Thursday, May 10, 2018

Kendall Jenner flet për herë të parë për marrëdhënien e saj me Stormi-n

Responsive Ads Here
-640-0-5af481140661a
Pas ardhjes në jetë të dy vogëlusheve Stormi dhe True, e gjithë vëmendja e mediave është tek familja Kardashian. Vajzat më të vogla të familjes kanë ditur mirë si të tërheqin vëmendjen dhe të kthehen në personazhet më të komentuar në media.
Kendall Jenner, 23 vjeç, ka folur për herë të parë për ardhjen në jetë të mbesës së saj Stormi, në një intervistë për revistën prestigjoze “ELLE US”, ku pranon se ndjehej çuditshëm që motra e saj e vogël, 20 vjeç, tani është bërë nënë, ajo ndihet shumë e lumtur për këtë dhe i do shumë ato të dyja.
-640-0-5af4811d52605
“Natyrisht që është e çuditshme, kur motra jote e vogël ka një fëmijë përpara teje. Nuk e mendoja se do të ndodhte kështu. Por është shumë bukur.”
-640-0-5af481422fd4e
Modelja zbuloi se në të vërtetë Stormi ka lidhur edhe më shumë dy motrat me njëra-tjetrën. “Na lidhi akoma më shumë. Ne gjithmonë kemi qënë të afërta, por sërish do të kapeshim për gjënë më të vogël. Tashmë është më e veçantë për mua, të jem teze dhe motra ime një nënë. ”

Post Top Ad