
Çdo gjë është gati për dasmën mbretërore, e cila do të zhvillohet më 19 maj. Së fundmi, princ Harry dhe Meghan Markle kanë zgjedhur edhe këngën e vallëzimit të parë të çiftit. Ndërsa të gjithë prisnin një baladë romantike, ata kanë dalë jashtë çdo parashikimi. Harry dhe Meghan kanë thyer traditën dhe kanë zgjedhur këngën ritmike “I wanna dance with somebody” të Whitney Houston.

Ata kanë qenë çifti mbretëror më shumë i përfshirë në zgjedhjet për dasmën e tyre se çdo çift tjetër. Çifti ka dashur që dasma të jetë një pasqyrë e shijeve dhe personaliteteve të tyre dhe jo e insitucionit të familjes mbretërore.