Klea dhe Elgiti, në pritje… të ëmbël? Kodet që nuk i deshifruam dot - Roze.al

Lajmi i fundit

Responsive Ads Here

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Thursday, May 3, 2018

Klea dhe Elgiti, në pritje… të ëmbël? Kodet që nuk i deshifruam dot

Rrugët janë dy. Ose po kërkojnë më shumë famë, ose vërtet nuk duan ta ndajnë me të gjithë jetën e tyre private. Por nëse është kjo e dyta, atëherë si mund të shpjegohen kodet që herë pas here postojnë në rrjetet e tyre? Sepse kërkojnë famë? Apo sepse duan të na përgatitin për diçka të re, të madhe dhe të bukur që po vjen?
Nëse ka një çift në showbiz që bën ç’të dojë me portalet, ata janë me siguri, Klea dhe Elgiti. Rreth një vit më parë, kur të gjitha mediat dhe portalet zienin nga titulli “janë apo nuk janë bashkë”, pas fotove të njëpasnjëshme, paparaci ose jo, të dy nxitonin të mohonin lidhjen, sepse “dreka apo darka mund të hash me miq.”
Dhe folën atëherë kur deshën… Kur ishin gati, pavarësisht titujve e pyetjeve mediatike. Folën dhe treguan se ishin vërtet bashkë, më shumë se shokë dhe më shumë se miq.
Pasi pranuan lidhjen e dashurisë edhe publikisht, Klea dhe Elgiti vijuan profilet e tyre artistike, por edhe bashkëpunimet që nisën që nga Amla – më shumë gjasa shkëndija e parë e dashurisë.
Me sa duket, shumë shpejt kanë për të sjellë edhe një bashkëpunim tjetër. Ose një projekt të ri, të cilin sërish nuk duan ta zbulojnë tani për tani. Pas këtij postimi të Elgitit, portalet nxituan të dyshojnë për një pritje të ëmbël, por, si çdo herë, as këtë herë ata nuk duan të rrëfejnë më shumë. Dhe, si çdo herë, do të flasin atëherë kur duan ata të rrëfejnë, me gjithë kureshtjen dhe pyetjet e të gjithëve.
Kodet që zakonisht Klea dhe Elgiti hedhin në rrjet, ndoshta jo të gjithë arrijnë  t’i përkthejnë mirë. I fundit “Në pritje të…”, me shumë siguri i kushtohet një projekti të ri në bashkëpunim. Por edhe nëse ka diçka tjetër më personale, do të jetë një lajm i bukur për të gjithë fansat.   

Post Top Ad

Responsive Ads Here