Më në fund publikohet video e plotë e provave të fundit të Eugent Bushpepës në Eurovision - Roze.al

Lajmi i fundit

Responsive Ads Here

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Tuesday, May 8, 2018

Më në fund publikohet video e plotë e provave të fundit të Eugent Bushpepës në Eurovision

Sot në mbrëmje starton rrugëtimin e tij festivali më i madh i këngës europiane, Eurovision Song Contest. Spektakli i cili përbëhet nga dy mbrëmje gjysmë-finale në ditën e martë dhe të enjte dhe me finalen e madhe ditën e shtunë do të mirëpresë 43 vende konkurrente.
Shqipëria e cila përfaqësohet nga Eugent Bushpepa do të marrë pjesë në gjysmë-finalen e parë e cila do të mbahet LIVE mbrëmjen e sotme ku do të performojë i treti në radhë.
Gjatë këtyre ditëve, në internet kanë qarkulluar vetëm disa video të shkurtra që tregojnë provat e Eugentit në Portugali, por ditën e sotme doli një video e plotë e provave më të fundit që ai ka bërë ditën e djeshme.
Edhe pse është një video amatore e ralizuar nga një telefon celular, mund të dallojmë më së miri gjithë performancën e tij, të personave që e shoqërojnë si edhe magjinë që ndodh në skenën me shumë drita.

Post Top Ad

Responsive Ads Here