Ndryshon moti brenda javës, maji nuk do të jetë ashtu siç e prisni - Roze.al

Lajmi i fundit

Responsive Ads Here

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Tuesday, May 1, 2018

Ndryshon moti brenda javës, maji nuk do të jetë ashtu siç e prisni

Moti do të marrë kthesë nga mesi i kësaj jave. Sinoptikanët kanë parashikuar se maji do të rikthejë reshjet e shiut, të cilat do të na shoqërojnë deri në mesin e muajit.
Sipas Meteoalb, deri në mesjavë moti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të territorit, por kryesisht në zonat lindore. Pjesa e dytë e javës sjell fuqizim të vranësirave në Shqipëri si edhe shira më të konsiderueshëm; ku herë pas here do të jenë në formën e rebesheve afatshkurtra.
Temperaturat e ajrit mbeten të larta deri të enjten, ndërsa e premtja dhe në vijim do ketë rënie me 2 – 3°C të vlerave termike; maksimumi pritet të shënojë 27 – 28°C.
“Ajo çfarë vihet re është prezenca e vranësirave dhe e shirave të paktën deri nga data 12-13 maj. Presim që shirat të jenë prezentë herë pas here”,- tha sinoptikanja për Tv Klan.
Megjithatë për muajin maj, sinoptikanët thonë se do të jetë muaj i ngrohtë dhe me temperatura pak mbi normalen.

Post Top Ad

Responsive Ads Here