Pa grim, e padepiluar dhe natyrale Rihanna çmend fansat - Roze.al
Responsive Ads Here

Post Top Ad

Thursday, May 3, 2018

Pa grim, e padepiluar dhe natyrale Rihanna çmend fansat

Responsive Ads Here
-640-0-5aeadd4ba615f
Rihanna është e pagabueshme kur vjen puna te muzika, por jo vetëm. Edhe stili i saj është frymëzim për shumë njerëz dhe së fundmi ajo ka treguar se është po aq normale sa të gjitha vajzat. Kjo duket qartë në fotot e fundit të postuara në Instagram nga ylli i muzikës.
-640-0-5aeadda11dfe9
Teksa është duke marrë rreze dielli, Rihanna shfaqet shumë natyrale, pa grim dhe ajo që bie më shumë në sy janë qimet e këmbës. Me sa duket, si shumica e vajzave edhe Rihanna përton të depilohet, madje nuk e ka aspak problem t`ia tregojë gjithë botës. “Kur nuk mund të presësh deri sa të vijë vera”, -ka shkruar ajo në fotot e postuara.
Të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve, pjesa më e madhe e të cilave kanë qenë pozitive. Dhe normalisht që fansave nuk iu ka shpëtuar detaji i qimeve të këmbës, të cilat ishin më të komentuarat.

Post Top Ad