
Për të gjithë fansat dhe adhuruesit e muzikës së saj, ka një lajm të mirë! Kënga dhe videoklipi i ri muzikor janë gati, dhe Jonida Maliqi sapo na surprizoi me lajmin e ri. Është pritur me shumë interes hiti i ri i këngëtares së dashur është i shumë pritur nga të gjithë dhe ja ku pritjes i erdhi fundi.
"N' errësirë" quhet kënga e re e saj, ndërsa videoklipi siç kuptohet nga sekuencat që janë shfaqur në instagram nga artistja, është realizuar në bregdetin shqiptar, me detaje të kuruara, ndërsa këngëtarja shfaqet e veshur me një fustan të zi, elegant, teksa prek duart e partnerit që ajo ka zgjedhur të shfaqet këtë herë në klip.

Dhe ai nuk është një figurë anonime, përkundrazi është model shumë i famshëm! Oni Pustina, modeli shqiptar me një karrierë të njohur në Itali, sot baba i një vajzë, e cila erdhi si fryt i dashurisë me partneren e tij balerinën Linda Poda është i përzgjedhuri i këngëtares.
Me aq sa pamë nga klipi, kënga pritet të jetë një sukses i radhës i këngëtares së njohur, dhe hiti i kësaj vere!