
Çdo vit, ne mësojmë për çifte të reja të botës së showbiz-it që përpiqen ta mbajnë sa më larg vëmendjes publike marrëdhënien e tyre, por nuk ia dalin për shumë kohë, sepse ka gjithmonë diku një aparat paparaci që i nxjerr zbuluar. Dhe, diku tjetër, është dikush që u shkruan historinë. Si këtu…
Romancat e reja të çifteve të njohura të showbiz-it, kanë thyer shumë zemra edhe gjatë muajve të parë të këtin viti dhe, sado që një pjesë e mirë e tyre nuk e pranojnë, tashmë ne të gjithë e dimë që janë bashkë.
Kiara Tito dhe Butrint Imeri
Në showbiz-in shqiptar janë disa çiftet që përpiqen ta ruajnë sa më shumë raportin e tyre larg vëmendjes së publikut. Por ky vit spikati që në hyrje të tij me një çift, që ende nuk dihet zyrtarisht nëse janë ose jo bashkë. Sa herë Kiara pyetet për këtë pjesë, di ta përcjellë me një buzëqeshje, por pa pohuar, as mohuar romancën. Nga ana tjetër, Butrinti ka pranuar miqësinë me Kiarën, por pa zbuluar nëse miqësia ka kaluar më shumë se kaq.

Amy Schumer & Chris Fischer
Me siguri të gjithë e mbajnë mend Amy-n kur ishte lidhur me dizajnerin e njohur të interierëve dhe të gjithë ne menduam se do të martoheshin? Ato ditë nuk janë më. Ajo është martuar me një tjetër tashmë.

Leonardo DiCaprio & Camila Morrone
Leo nuk është mashkulli tipik i lidhjeve dhe femrat nuk janë në planet e tij. Në ndryshim nga të dashurat e mëhershme, e tashmja është një modele e re që po përpiqet të krijojë një lidhje të qëndrueshme. Do mundet?

Dakota Johnson & Chris Martin
Chris Martin dhe ylli i “50 Shades” duken shumë të lumtur, në pamje të parë. Dakota duket shumë ndryshe nga ish-ja, Gwyneth Paltrow, dhe ndoshta kjo është një marrëdhënie e re që mund t’i rezistojë kohës. Naturisht, ne nuk e dimë si do të shkojë, por çifti duket shumë tërheqës.

Tom Cruise & Vanessa Kirby
U bënë pothuaj 5 vjet që aktori i njohur dhe Katie Holmes u divorcuan. Tani e dimë që është Jamie Foxx ai në krah të saj, Vanessa Kirby është nga ana tjetër në krah të yllit të “The Crown”. Ai është 26 vjeç më i madh, por Vanessa nuk e shikon dhe as do t’ia dijë për moshën.

Nick Jonas & Madeline Brewer
Duket sikur bën sens edhe kjo lidhje e re që nuk e kemi ditur. Ka një lidhje të re mes bukuroshes Madeline Brewer dhe Nick Jonas. Ka pasur shumë thashetheme për çiftin dhe shumë shpejt u vërtetua se nuk ishin zëra bosh.

January Jones & Nick Viall
January Jones, biondja e bukur e Mad Men, ka pasur shumë pritshmëri rreth e rrotull Hollywood-it. Ndoshta kjo është arsyeja pse e la mënjanë famën e aktrimit, megjithatë ka lajme të reja. Aktualisht, Nick Viall është në krah të saj dhe duket se çifti shkon shumë mirë.

Shailene Woodley & Ben Volavola
Shailene është një prej fytyrave më të ëmbla të Hollywood-it të ri. Ka një stil hippie-dippie, nga Kalifornia, por kjo është edhe një arsye më shumë pse e duam. Aktualisht, Shailene është në krah të Ben Volavola.

Jacob Sartorius & Millie Bobby Brown
Ky çift ka një tjetër histori interesante që na kujton dashurinë me shikim të parë. Një foto paparaci e tyre kanë fituar zemrat e miliona njerëzve.

Emma Watson & Chord Overstreet
Emma Watson – heroina e famshme, është në një lidhje të re. Është zyrtare tashmë: Ms. Watson dhe Chord Overstreet janë bashkë prej disa muajsh dhe nuk hezitojnë ta pranojnë.