Sokol Balla i rikthehet dashurisë së parë, çfarë ka në plan së shpejti? - Roze.al

Lajmi i fundit

Responsive Ads Here

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Wednesday, May 2, 2018

Sokol Balla i rikthehet dashurisë së parë, çfarë ka në plan së shpejti?

Lëvizja e Sokol Ballës nga Top Channel drejt Vizion Plus u shoqërua me shumë komente në media dhe në rrjet. Edhe pse për arsyet e vërteta të këtij largimi pati shumë aludime, vetë gazetari dhe moderatori i njohur nuk dha detaje për këtë, por përfitoi shpejt nga koha për të rinisur një aventurë të re televizive.  
Aktualisht, Balla drejton “Real Story” në Vizion Plus, por siç është mësuar së fundi, do t’i rikthehet dashurisë së parë, mikrofonit.
Sipas InTV, Balla ka lajmëruar se duke filluar që nga 15 maji, ai do të moderojë një emision të ri radiofonik: “Rikthehem pranë mikrofonit, flas me ty. Radio më seksi e Tiranës, Radio IN”- ka shkruar Balla në profilin e tij.

Post Top Ad

Responsive Ads Here