Kapen mat, Belen Rodriguez dhe Fabrizio Corona takohen fshehurazi - Roze.al

Lajmi i fundit

Responsive Ads Here

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Sunday, April 22, 2018

Kapen mat, Belen Rodriguez dhe Fabrizio Corona takohen fshehurazi

Pak kohë pasi ka dalë nga burgu mbreti i paparacëve Fabrizio Corona shkakton sërish trazira, por kësaj radhe në mediat rozë. Pas daljes nga burgu, Corona është shfaqur shumë i dashuruar me të dashurën e tij Silvia Provvedi, e cila i ka qëndruar pranë dhe e ka mbështetur gjatë gjithë qëndrimit të tij në burg.
Por me sa duket, Corona-s nuk i ndahet shpirti nga ish e dashura e tij, showgirl-i Belen Rodriguez. Sipas revistës italiane Oggi, Corona është parë të hynte në shtëpinë e Rodriguez, por pasi kuptoi që po e ndiqnin papracët ka dalë prej andej. Por, të nesërmen çifti është takuar në një hotel luksoz ku kanë kaluar gjithë pasditen bashkë. Partnerët e tyre respektivë kanë qenë jashtë Milanos atë ditë. Andera Iannone, i dashuri i Belen ishte jashtë qytetit për arsye pune, ndërsa Silvia Provvedi ka qenë në Romë në një event me të motrën. Takimi mes Coronës dhe Rodriguez ka qenë i mirëplanifikuar, por nuk mundën t`i shpëtonin paparacëve.
Disa burime kanë bërë të ditur për emisionin Mattino 5 se pas pubikimit të lajmit, Silvia i ka dhënë fund lidhjes me Corona-n. Ndërsa Belen ka reaguar në rrjetet sociale me anë të një shkrimi, ku thoshte se nuk është hera e parë që lexon lajme të tilla absurde. Ajo ka pranuar se është takuar me ish-të dashurin e saj, por takimi kishte ndodhur në një restorant dhe se nuk ka asgjë të keqe, pasi ata janë miq të mirë me njëri-tjetrin.



Post Top Ad

Responsive Ads Here