Lajmi se marrëdhënia mes Kris Jenner dhe Kanye West ishte shumë e acaruar bëri xhiron e rrjetit. Në një lajm të publikuar nga People thuhej se ata kanë pasur diskutime të ashpra me njëri-tjetrin dhe se Kim e kishte shumë të vështirë ta mbante nën kontroll Kanye-n dhe zënkat e tij me të ëmën. Sipas këtij shkrimi, zënkat erdhën si shkak i sjelljes dhe kritikave që ai kishte ndaj markës së bashkëshortes së tij.

Por Kris nuk ka duruar më dhe ka reaguar në Twitter për lajmin e postuar nga People. “Gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra”, -ka shkruar ajo. Kris nuk ka pranuar asgjë nga ato që janë shkruar për marrëdhënien mes saj dhe Kanye, por nuk ka dhënë asgjë shpjegim tjetër.
