Arjan Çani flet për jetën e natës në Francë: ‘Çmenduritë i bëja me mikeshat e mia’ - Roze.al

Lajmi i fundit

Responsive Ads Here

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Saturday, May 5, 2018

Arjan Çani flet për jetën e natës në Francë: ‘Çmenduritë i bëja me mikeshat e mia’

I ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ishte moderatori i mirënjohur  përmes emisionit të tij ‘Zonë e Lirë’, Arjan Çani. Mbrëmjen e sotme ai tregoi më tepër nga se jemi mësuar ta shohim në ekran dhe foli më tepër nga sa kemi dëgjuar. Rrëfeu për jetën  e tij përtej ekranit, sportet që dashuron, si dhe ushqimet dhe gjërat që i pëlqejnë më shumë.
Arjanin e njohim për djaloshin aventurier që nga Franca i ka lënë disa kujtime shumë të bukura prej rinisë së tij. Gjithashtu, ai tregoi për herë të parë për jetën franceze të natës, shthurjet e rinisë dhe aventurat e një nate të çmendur që mbeten atje.
Respekti i tij për bashkëshorten, ka bërë që ai ta mbajë gjithmonë atë larg këtyre ‘çmendurive’ të një nate të tillë në Francë. ‘ Gjithmonë kam frekuentuar vende ku jeta e natës është shumë e ndryshme se këtu, aty mund të bësh çfarë të duash dhe unë kam zgjedhur të shkojë me mikesha të miat në vende të tilla, doja të eksploroja më tepër.”

Post Top Ad

Responsive Ads Here