
Luana Vjollca nuk e ka ndërmend të ndalet me karrierën e saj muzikore. Moderatorja e njohur e Top Channel, po punon fort për të sjellë këtë verë projekte interesante, me të cilët kërkon me patjeter suksesin. Bukuroshja e ekranit në fakt, nuk do të vije vëtëm këtë sezon. Ajo do të sjellë bashkëpunime, me një ndër këngëtarët më të njohur të muzikës popullore qytetare.

I ftuar në një intervistë për “Radio Shkodra”, Bujar Qamili ka treguar se Luana i ka propozuar të bashkëpunojnë, dhe të sjellin këtë verë 3 remix-e të këngëve të Luanës. Moderatorja siç tregon këngëtari i ka premtuar se bashkëpunimi me të do të jetë më i suksesshëm se me Mateusin.

"Luana më ka thirrur në një drekë dhe aty më ka bërë propozimin e saj për bashkëpunimin muzikor. Do të jenë 3 këngë remix të Luanës që do ti këndojmë së bashku dhe besoj se do të kemi një sukses. Luana më ka premtuar se me këtë bashkëpunim do t’ia kalojmë suksesit që pata me Mateusin. Luana ka marrë përsipër gjithçka dhe besoj se do të jetë një prej bashkëpunimeve më të suksesshme gjatë kësaj vere. Unë jam i hapur për bashkëpunime dhe aq më tepër me Luanën besoj se jemi të gjithë dakord se ia vlen",-është shprehur Bujar Qamili.