Pas Beyonce-s, Elvanën e akuzojnë se po kopjon Rihanna-n - Roze.al
Responsive Ads Here

Post Top Ad

Sunday, May 6, 2018

Pas Beyonce-s, Elvanën e akuzojnë se po kopjon Rihanna-n

Responsive Ads Here
-640-0-5aeee6f363d71
Personazhet e njohur shqiptarë, janë akuzuar shpesh që kopjojnë VIP-at e huaj. Në fakt nuk është diçka kaq negative të frymëzohesh nga dikush, por ndjekësit e drejtojnë gishtin gjithmonë tek vajzat e njohura shqiptare si imituese e atyre te huajave. Në shënjestrën e komentuesve, duket të jetë edhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata. Për divën e muzikës shqiptare është shkruar shpesh që imiton Beyonce-n. Por tashmë, ndjekësit e saj e kanë akuzuar se ka kopjuar Rihanna-n.
Elvana ka publikuar një video me mimika qesharake, dhe komentuesit i janë “sulur” duke i shkruar se idënë e ka marrë nga Rihanna. Riri ka publikuar disa ditë më parë një video për Vogue, ku tregonte rutinën e saj e të bërit grim. Në video ajo bënte mimika komike, çfarë i ka bërë ndjekësit shqiptarë të mendojnë se Elvana e ka kopjuar Rihanna-n në videon e fundit.
Ju pasi i keni parë videot e të dyja vajzave, ju duken të ngjashme?

Post Top Ad