Përveç interesit të madh se çfarë veshën VIP-at në Mel Gala 2018, ngjarje të tjera interesante ka sjellë ky event. Një përqafim i ngrohtë mes Selena Gomez dhe Gigi Hadid, na ka çuditur të gjithëve. Vajzat janë takuar gjatë eventit, dhe pasi kanë shkëmbyer një bisedë së bashku, ato janë përqafuar me njëra-tjetrën. Dyshja nuk ishin parë kaq të afërta, që përpara se Selena të lidhej me The Weeknd, ish të dashurin e Bella Hadid. Kur ylli i muzikës pop u lidh me The Weeknd, u duk sikur shoqëria mes vajzave nuk ishte më e njëjta, pasi Selena ishte lidhur me ish-in e motrës së Gigi-t.

Por mesa duket gjërat tashmë kanë ndryshuar. Selena nuk është më me The Weeknd, dhe Gigi nuk ka arsye përse t’i mbajë mëri. Ose të paktën nga përqafimi i ngrohtë mes tyre kjo gjë lihet të kuptohet. Gjithsesi, ne jemi kuriozë të dimë nëse Bella e ka parë këtë moment?

