Veprimi i Kendall Jenner në tapetin e kuq revoltoi fansat - Roze.al

Lajmi i fundit

Responsive Ads Here

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Tuesday, May 8, 2018

Veprimi i Kendall Jenner në tapetin e kuq revoltoi fansat

Kendall Jenner u paraqit në “Met Gala” me një veshje të bardhë, të cilën shumë e komentuan si veshje prej letre tualeti. Po ashtu, ajo nuk i ishte përmbajtur temës së eventit të përvitshëm. Në fakt nuk ishte veshja e saj ajo që mori vëmendjen maksimale, por një veprim që Kendall bëri në tapetin e kuq.
Gjatë kohës që pozonte, modelja ka shtyrë një prej asistentëve pranë saj. “Kush mendon Kendall se është? A e patë të gjithë që shtyu djalin e sigurimit?” -ka shkruar një prej komentuesve në Twitter. Ndërsa një tjetër shkruan: “Kendall u paraqit në tapetin e kuq me letër tualeti dhe guxon të shtyjë një nga asistentët, i cili po bënte punën e tij aty!
Përveç mospëlqimit për veshjen dhe faktin që ajo nuk i ishte përmabjtur temës, shumë prej komentuesve e cilësuan si të pasjellshme modelen 22-vjeçare dhe shumë të pahijshëm veprimin e saj.
Burimi: Daily Mail

Post Top Ad

Responsive Ads Here