
Janë prej 10-vitesh tashmë dhe kanë shumë për të rrëfyer. Brenda një dekade, martesa e Redi Jupit dhe Vivianit është bekuar edhe me tre fëmijë. Një prej lidhjeve më të bujshme të 10 viteve më parë që mori vëmendjen e të gjithëve, me vitet është bërë edhe më e fortë.

Sot, nga studio e “Rudina” Redi ishte bashkë me Vivian për të rrëfyer historinë e tyre të dashurisë. “Edhe pse jemi të dy profileve të ndryshme ne u takuam bashkë gjatë pushimeve në Dhërmi. Aty jemi njohur, kemi shkëmbyer numrat e telefonit dhe shkëndijat e para me njëri-tjetrin. Pastaj rrodhën vetë gjërat. Unë nuk e kisha njohur Redin më parë, sepse s’kisha njohuri nga futbolli pasi jetoja në Francë. E kam parë për herë të parë 6 muaj përpara se të ndodhnin gjërat. Ma prezantuan shoqet e mia, sepse Redi në atë kohë ishte me popullaritet të madh femëror në Shqipëri”, tha Vivian.