Renato Mekolli ka gati një ‘recetë’ speciale, programi që do ta rikthejë në ekran - Roze.al

Lajmi i fundit

Responsive Ads Here

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Tuesday, May 8, 2018

Renato Mekolli ka gati një ‘recetë’ speciale, programi që do ta rikthejë në ekran

Renato Mekolli, shumë shpejt do të rikthehet në ekran. Pas Master Chef-it, ku ishte pjesë e jurisë, shefi i kuzhinës u largua për disa kohë nga ekrani për t’iu përkushtuar me kohë të plotë biznesit dhe restorantit të tij, por edhe gjatë kësaj kohe nuk i ka lënë mënjanë ofertat që i janë bërë nga ekrane të ndryshme.
Së fundi, Renato ka rrëfyer për Bordo projektin e tij të ri, një reality show që nuk i ngjan asnjë formati të ngjashëm të transmetuar ndonjëherë në Shqipëri. Pa dhënë shumë detaje, shefi ka thënë vetëm se programi që do të risjellë sezonin e ri, do të gozhdojë para ekranit të gjithë publikun.
Programi, natyrisht, ka në fokus kuzhinën dhe të ftuar njerëz që kanë pasionin gatimin. Nëse do të ketë në fokus një garë apo nëse do të ketë të ftuar personazhe VIP, këtë Renato akoma nuk e ka zbuluar.
Aktualisht, Renato vazhdon të jetë në bisedime me dy nga televizionet më të ndjekura në vend për ta vënë në jetë formatin e ri dhe pritet që shumë shpejt, gjithçka të jetë konkretizuar.

Post Top Ad

Responsive Ads Here