Veprimi i Kendall Jenner dhe Miley Cyrus që i mërziti të gjithë në Met Gala - Roze.al

Lajmi i fundit

Responsive Ads Here

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Tuesday, May 8, 2018

Veprimi i Kendall Jenner dhe Miley Cyrus që i mërziti të gjithë në Met Gala

Met Gala është konsideruar gjithmonë si festa më e rëndësishme e muajit maj, ndryshe quhet edhe ‘E hëna e parë e majit’. Dritat, ngjyrat, fustanet plot shkëlqim, grimi unik dhe tapeti i kuq ku kalojnë personazhet më ‘cool’ të vitit.
Çdo ngjarje që ndodh në Met Gala nuk mbetet vetëm aty. Të komentuar si yjet e bukur të mbrëmjes shumë prej personazheve bëhen pjesë e ndonjë skandali sado i vogël të jetë ai. Ky vit nuk ishte edhe aq premtues për Kendall Jenner dhe Miley Cyrus.
Tema e veshjeve të këtij viti ishte tepër religjoze, dhe konkretisht kishin lidhje të drejtpërdrejtë me besimin, të dyja si Cyrus ashtu edhe Jenner nuk e morën parasysh fare kodin e veshjes. Miley Cyrus kishte zgjedhur një fustan të zi, i cili ishte hsumë i hapur në dekolte dhe në fund shpinë, gjë që tregoi qartë se ajo nuk kishte as të brendëshme, kjo gjë i mërziti shumë fansat e saj duke  e kritikuar edhe si veshjen më të keqe të mbrëmjes.
Nga ana tjetër, Kendall Jenner përveç se nuk e kishte respektuar kodin e veshjes të këtij viti, duke zgjedhur një jumpsuit të bardhë e asnjë detaj tjetër, por ajo që u kritikua ishte veprimi i saj në tapetin e kuq. Një prej asistentëve të saj po i qëndronte pranë dhe ajo e shtyu duke lënë kështu një shije të keqe, e duke u kritikuar si mendjemadhe e aspak e edukuar.
Sa keq vajza!

Post Top Ad

Responsive Ads Here