Shuma marramendëse që shpenzon Blerim Destani për një orë - Roze.al
Responsive Ads Here

Post Top Ad

Tuesday, May 8, 2018

Shuma marramendëse që shpenzon Blerim Destani për një orë

Responsive Ads Here
-640-0-5af19d72bbebf
Ai njihet për pasionet e tij të shtrenjta! Makinat e fundit, orët super të kushtueshme, me pak fjalë jeta e tij është ajo mes luksit. Aktori i njohur shqiptar me famë botërore, Blerim Destani ka koleksione të çmuara orësh, të cilat jo rrallë herë zgjedh që t'i bëj publike përmes fotove të ndryshme në instagram.
-640-0-5af19d70f0163
Nëse e shihni me kujdes profilin e tij zyrtar, e kuptoni se shumë rrallë mund të gjeni të njëjtën orë të vendosur në dy foto. Si i apasionuar pas tyre, ai jo vetëm blen marka të ndryshme orësh, por mbi të gjitha harxhon shuma marramendëse lekësh për to. Kështu, ora e bardhë e Blerimit, me të cilën ka pozuar në këtë foto, është e markës Richard Mille dhe kushton as më pak e as më shumë, por plot 91 mijë euro.
Dikush tjetër një shumë kaq të konsiderueshme do e kishte shpenzuar ndoshta për një shtëpi, ose një makinë! Por, siç ai vet ka pohuar, aktori i njohur disponon shtëpi në shumë shtete të botës, ndaj ajo çka i ka ngelur tani të bëj, është të koleksionojë orët e dëshiruara prej tij!

Post Top Ad