Flori Mumajesi është një prej artistëve më të pëlqyer shqiptarë, i cili di si ta kënaqë publikun me performancat e tij. Mbrëmjen e djeshme këngëtari ka dhënë një koncert në kryeqytet dhe nuk dihet se çfarë ndodhi që e revoltoi atë. Megjithatë Flori nuk i ka kursyer fjalët e ndjera për publikun, që e kishte kthyer mbrëmjen e djeshme në një mbrëmje të veçantë për të.

Në një foto të postuar në Instagram, përkrah kolegut të tij DJ Vicky, Flori shkruan: “Dje, një nga mbrëmjet më të bukura në Tiranë. Ju pashë në sy të gjithëve, ju përshëndeta të gjithëve dhe e lëshova shpirtin sikur të ishte nata e fundit që do isha pranë jush... Nuk e di kur do të rishihemi, por e di se do të më mungoni.
Kemi shumë data të mbyllura ndërkohë dhe sigurisht do t`i realizojmë, pa marr parasysh kushtet e tmerrshme të vendeve ku këndojmë dhe pse bëjmë si “ARTISTA”… “Njerëzit” me të cilët bashkëpunojmë, organizatorë, “menaxherë” sekserë apo pronarë, fatkeqësisht 70% nuk kanë lidhje fare me muzikën, edhe pse ndihen më “ARTIST” se vetë “ARTISTI”, të cilin kanë ftuar dhe mezi e kanë siguruar! Ndoshta disa do kënaqen, ska gjë unë gjithmonë kam preferuar të flas me punë!
Gjithsesi që mos ta dramatizoj shumë, ne do jemi pranë jush në ato pak data që kemi mbyllur për vitin 2018 dhe do bëjmë maksimumin! Ju dua? Është pak! Shihemi gjatë verës!” Nuk dihet se kujt i është referuar apo çfarë ka nënkuptuar këngëtari, por ky shkrim i çuditi të gjithë.