Dafina prej disa kohësh jeton në SH.B.A, ku po mundohet të zhvillojë edhe karrierën e saj. Para pak ditësh këngëtarja ka festuar 29-vjetorin dhe për ditëlindje mori një surprizë që nuk e priste. Motra e saj nga Suedia dhe shoqja e ngushtë nga Kosova kishin udhëtuar drejt Amerikës për të qenë të pranishme në ditëlindjen e Dafinës.
Nga postimet që bëri në Instagram dhe nga reagimi i saj kur i pa, u kuptua që kjo ishte supriza më e bukur për këngëtaren. Por në një video të postuar në Instastory, Dafina së bashku me motrën e saj shfaqen të mërzitura dhe të përlotura. Arsyeja është sepse e motra dhe mikja e saj do të largohen nesër. Kjo gjë e ka prekur Dafinën, pasi ato jetojnë larg dhe ajo e ndjen shumë mungesën e tyre.

