'Lumturia vjen nga gjërat e vogla', Amarda Toska na jep një leksion për jetën përmes një fotoje - Roze.al
Responsive Ads Here

Post Top Ad

Wednesday, April 25, 2018

'Lumturia vjen nga gjërat e vogla', Amarda Toska na jep një leksion për jetën përmes një fotoje

Responsive Ads Here
Kjo është një nga ato fazat e jetës kur ndihet me shpirtin plot! Sepse Amarda Toska, ka gjithçka i duhet një vajze në moshën e saj. Është bashkëshorte, gëzon statusin e mamasë së dy yjeve të saj, siç janë Joeli dhe më e vogla e familjes, Sia, ka një biznes të ngritur, është një imazh publik i kuruar, me pak fjalë është e plotësuar në aspektet më të rëndësishme të jetës.
-640-0-5ae057167fb08
Por, mjaftojnë disa momente të çmuara apo objekte të veçanta që mjaftojnë t'i kesh pranë vetes dhe të surprizojnë sakaq. Kështu, ditën e djeshme, mamaja më e re e showbiz-it shqiptar, është ndjerë e afeksionuar pas dy biberonave për vajzën e vogël të saj, Sia. Por, veçantia e tyre qëndron pikërisht në dizajnin unik. Të ndara, për mamin dhe babin dedikimet e shkruara në to do ju prekin zemrën. "Unë e dua babin dhe mamaja më e mirë në botë", janë gjithçka shkruhet në to. Kaq ka mjaftuar dhe Ami ka shkruar një postim që i ngjan një leksioni për jetën. Ajo thotë: "Kot nuk  thonë që lumturia gjendet në gjërat e vogla...Sa më pëlqen ky set biberonash për mamin dhe babin".
Ato janë vërtet shumë të veçantë, ndaj le t'i gëzojë e vogla Sia!

Post Top Ad