Para pak javësh, lajmi se Belen Rodriguez dhe Fabrizio Corona ishin takuar fshehurazi në hotel, bëri xhiron e mediave rozë. Në një shkrim në Instastory, Belen shpjegoi se ata ishin takuar në restorantin e hotelit dhe se nuk ka asgjë të keqe pasi ata kanë mbetur miq. Pra ata nuk janë bashkë dhe Belen duket e lumtur me të dashurin e saj dhe këtë e tregojnë edhe postimet e çiftit në rrjetet sociale.

Ndërkohë që gjërat duken njësoj si më parë mes Belen dhe të dashurit të saj Andrea Iannone, për Fabrizion dhe të partneren e tij gjërat nuk po shkojnë aspak mirë. E ftuar në emisionin “Verissimo”, Silvia Provvedi, e dashura e Corona-s është shprehur: “Jam larguar nga shtëpia e Fabrizio-s. I kam dhënë atij një ultimatum, nëse gjërat nuk ndryshojnë do të ndahemi. E shikojmë jetën në mënyra të ndryshme. Ai i ka harruar premtimet që më ka bërë. Unë jam vetëm 24 vjeç dhe nuk kam ndërmend të shkatërroj jetën time.”

Provvedi ka shtuar se kriza mes tyre nuk ka ardhur si pasojë e fotove me Belen, por për shkak të xhelozisë dhe dëshirës së tij për të qenë në qendër të vëmendjes së mediave.
