
Ronela Hajati sapo ka publikuar këngën “Maje men” dhe ka zbuluar se së shpejti do të publikojë edhe një tjetër këngë. Këngëtarja është duke shijuar suksesin në karrierën e saj, por jo gjithmonë ka qenë kështu. Fillimet e karrierës për të kanë qenë të vështira dhe këtë e ka treguar vetë këngëtarja.

E ftuar në emisionin “Një kat më lart” në InTv, Ronela është pyetur për një moment që e ka përjetuar keq në karrierën e saj. Ndërsa kthehet mbrapa në kohë, ajo përgjigjet: “Te Star Academy, më ra edhe të fikët. Ne jepnim shumë atje dhe pavarësisht se isha në finale e dija që meritoja më shumë se aq.”

Ronela iu është përgjigjur edhe spekulimeve që ajo është në një lidhje me Young Zerkën. Duke qeshur, ajo është shprehur se e ka si vëlla këngëtarin.