Faton Shoshi tregon arsyen e ndarjes me Erën: Nuk toleroj, kam limite - Roze.al

Lajmi i fundit

Responsive Ads Here

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Sunday, May 6, 2018

Faton Shoshi tregon arsyen e ndarjes me Erën: Nuk toleroj, kam limite

Historia e bashkëpunimit në muzikë, por edhe romanca e dashurisë mes Era Istrefit dhe Faton Shoshit është ndër më të komentuarat në showbiz-in shqiptar. Dyshja e njohur qëndruan disa vite së bashku, por në 2017 i dhanë fund si bashkëpunimit në muzikë ashtu, edhe lidhjes së dashurisë.
Era nuk ka folur asnjëherë për këtë romancë, por Fatoni është shprehur për “Jo vetëm modë”, për arsyen që çuan në ndarjen me yllin e muzikës botërore. Fatoni është shprehur se kur nuk ka energji të mirë mes dy personave është e kotë për të vazhduar më tej.
“Unë nuk toleroj, kam limitet e mia. Mund të toleroj dhe unë deri në një limit, por i kam disa stope. Nuk kemi pasur kontratë jetësore, mund të jem mirë, por kur nuk ka energji të mirë, nuk vazhdoj as unë, as ajo. Secili vazhdon punën e vet dhe nuk e marr atë se me një person punoj dhe duhet të jem gjithë jetën e gjatë me të me punë. Unë i dëshiroj sukses Erës, të keqen nuk ia uroj askujt. Nuk besoj që ka koncerte të këqija Era”,-u shpreh Shoshi.

Post Top Ad

Responsive Ads Here