Që Lori Hoxha ka shije të hollë në modë dhe dallon nga fashion blogeret e tjera, këtë gjë e dimë të gjitha. Trashëgimtarja e Top Channel, di gjithmonë sesi të na mahnisë me kombinimet e veshjeve, që duken të thjeshta, por janë të menduara mirë. Lori përveç modës, duket se ka pasion edhe udhëtimet.

Vendi i saj i preferuar janë Maldives, ku shkon disa herë ne vit, qoftë dimër apo verë. Gjatë pushimeve të fundit, Lori na e ka bërë zili me postimet e vazhdueshme nga "parajsa". Gjithsesi, përveç vendit, ajo që shihet me interes janë veshjet e saj. Në det, Lori sigurisht që e ka përshtatur veshjen me vendin. Në një foto të publikuar në Instagram, fashionistja na ka treguar edhe trendin e ri të shpakave për këtë verë. Mund të duken të thjeshta, por këto shapka të markës Hermes, kushtojnë plot 565 euro. Ju a mund t’i blini, dhe të dukeni fashion si Lori?
